Si një njeri i fiksuar pas telefonave dhe produkteve elektronike në përgjithësi, më është dashur të kërkoj gjatë për një vend që më garantonte cilësinë, origjinalitetin, por edhe çmimin më të mirë.

Pas shumë kërkimesh dhe zhgënjimesh, ndërsa doja të zëvendësoja telefonin e vjetër me një të ri, u gjenda në faqen e Redline Electronics. Ajo që fillimisht më ra në sy ishte faqja e Instagramit e kuruar dhe me të gjitha detajet të shpjeguara në çdo postim për produkte të caktuara. Më pas u drejtova në webin e tyre redline.al. Të gjitha të ndara sipas kategorive, gjë që ma bëri më të thjeshtë të gjeja produktet që më interesonin. Filtrova markën e telefonit dhe çmimin maksimal që më interesonte dhe aty u shfaqën të gjitha ato që më duheshin. Po, gjithçka kaq e thjeshtë!

Megjithatë, preferova të vizitoja edhe njëherë dyqanin para se të vendosja përfundimisht. Ju thashë, jam paksa e fiksuar! Pas vizitës në një nga dyqanet, u binda që e kisha gjetur atë që kërkoja. Çdo hollësi që e kisha të paqartë m’u shpjegua me profesionalizëm dhe të mos flasim pastaj për garancinë e produkteve që ofrohej apo çmimin e pakonkurrueshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ? RedLine ?®? (@redline_electronics)

Në fakt, s’kishte si të ndodhte ndryshe. Redline operon prej vitesh në tregun shqiptar dhe është zgjeruar në 4 pika në gjithë Tiranën. Megjithatë, falë faqes online www.redline.al, Redline është kudo ku je ti, në çdo cep të Shqipërisë. Përmes shërbimit delivery, blerjet e bëra në web ju vijnë në adresën tuaj brenda 24 orëve.

Ju siguroj që blerja e produkteve të preferuara s’ka qenë kurrë më e thjeshtë! Nuk keni pse prisni gjatë për të marrë dhuratën që doni për vete apo të dashurit tuaj, sepse aplikimi me këste jua mundëson këtë gjë kurdoherë që ju nevojitet. Bëni tuajin çdo produkt që ju duhet dhe paguajeni nga pak çdo muaj.

Nga telefonat, aksesorët, tabletët e deri te scooter-at, orat, aparatet etj., Redline ofron një gamë të gjerë produktesh elektronike, të cilat mund të mbërrijnë në shtëpinë tuaj me një klik dhe në një kohë rekord.

Dhe nëse doni të porositni online, por keni paraqartësi, mund të kontaktoni numrin në +355 69 577 7878, sepse operatorët janë në shërbimin tuaj në çdo orar.

Ah, dhe mos harroni të shihni herë pas here në faqe kategorinë e Ofertave të Muajit – sepse mund të gjeni atë që keni dashur më shumë, me çmimin më të mirë në treg.