Motoja e modës këtë vjeshtë është ‘sa më e madhe, aq më mirë’, me siluetat me përmasa të mëdha që dominojnë pasarelat dhe që janë të përshtatshme për çdo lloj trupi.
Xhinset e ngushta dhe fustanet po shndërrohen me veshje më të gjera, duke u rikthyer edhe një herë në stilin e viteve '90.
Xhinset po bëhen më të lirshme dhe me shtrat më të ulët, ndërsa pulovrat, praktikisht mund të dyfishohen gati si batanije.
Megjithatë, një nga mënyrat e preferuara për të përqafuar trendin oversize janë bluzat e gjera.
Mënyra më elegante për t’i veshur pulovrat në vjeshtë është t’i kombinoni ato me veshje gjithashtu të gjera; xhinse, funde etj. Mbi të gjitha, do të ndiheni komode, por edhe me stil.
Veshjet oversize janë prezantuar këtë vjeshtë – dimër në çdo veshje.
Shikoni këto kombinime dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë.