Emeli Sandé është në prag të martesës…

Këngëtarja 35-vjeçare e "Next to Me", ndau me të gjithë lajmin se ajo dhe e dashura e saj Yoana Karemova janë fejuar.

Një foto e ëmbël në rrjetet sociale zbuloi edhe unazën e re të artistes: “Unë thashë Po!", - shkroi Sandé në postimin e saj.

Më vonë, ajo postoi edhe dy foto të tjera në Story të këngës së saj të re, si dhe një me të fejuarën e saj, pianiste klasike.

Kjo do të jetë martesa e dytë për kantautoren britanike, e cili u nda nga biologu Adam Gouraguine, në vitin 2014, pas dy vitesh martesë.

Sande pranoi për herë të parë se i përket komunitetit LGBT në mars, në një intervistë për ‘Metro’, duke thënë se ishte në një lidhje me një pianiste klasike që e dinte se ishte "e vetmja në jetë".