Leonardo DiCaprio ka qenë objekt diskutimesh dhe shakash online pas ndarjes me modelen Camila Morrone. Kjo për shkak se shumica e të dashurave të tij kanë qenë më pak se 25 vjeç.
Por ky raport nga 'The Sun' mund të vërtetojë se, në fakt, Leo mund të jetë duke kërkuar për diçka serioze këtë herë.
DiCaprio ka qenë gjithmonë i prirur për të dalë me supermodele shumë të reja, por ai e di se tashmë po arrin një moshë të caktuar. Tani që po u afrohet të 50-ave, ai mund të jetë duke kërkuar dikë më të pjekur që kërkon një lidhje serioze.
The Sun raportoi se Camila Morrone ishte e fokusuar në karrierën e saj, ndërsa Leo tashmë po mendonte të bënte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi. Sapo Camila pa se cilat ishin qëllimet e Leos, ishte ajo që u nda me të.
Me pak fjalë nuk ishte Leo ai që e la Morrone-n pak pasi ajo mbushi 25 vjeçe.
Aktori tashmë thuhet se po del me Gigi Hadid dhe nuk e dimë si do të shkojnë gjërat kësaj radhe.