Emisioni i përditshëm “Shqipëria Live”, në Top Channel, në puntatën e sotme nuk ka pasur moderatorin Flori Gjini.

Sipas raportimeve të fundit, Flori ka vendosur të largohet nga “Top Channel”, edhe pse emisioni i përditshëm ka vetëm pak ditë që ka nisur sezonin e ri.

“Kryefjala.com” ka mësuar se “moderatori ka qenë këto kohë në negociata të vazhdueshme me drejtuesit e Top Medias, me të cilët duket se nuk ka rënë dakord.”

Dyshimet se Flori e ka lënë ekranin e Top Channel janë shtuar edhe pas postimit të tij të fundit në Instagram: “Ditë të egra, por i qetë. E vërteta nuk negociohet”,– shkruan ai në postimin e tyre të fundit.

Po të njëjtat burime shkruajnë se “Gjini ka munguar edhe në festën private të Top Channel, (e cila zhvillohet çdo vit me moderatorët e medias).”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flori Gjini (@florigjiniii)

Prej tre vitesh, Flori Gjinin ka qenë në “Shqipëria Live”, krah moderatores Erjona Rusi.