Tashmë është konfirmuar: Luana Vjollca do t’i bashkohet familjes së Tv Klan, ku ka edhe një pjesë të familjes së saj. Prej disa javësh, është konfirmuar që moderatorja do të drejtojë një program të ri në Tv Klan, pas një shkëputjeje të gjatë që ka pasur nga ekrani dhe pas largimit nga Top Channel.

Projekti “Thuaje”, së bashku me disa këngë të reja, i kanë lënë vendin sërish Luanës në ekran. Këtë mbrëmje, ajo zbuloi edhe emrin që do të mbajë programi i saj i ri.

Simbolin e luanit, nga i cili ka marrë edhe emrin, moderatorja e ka përdorur edhe këtë herë. “Zemër Luana” titullohet programi i ri që i është besuar moderatores në Tv Klan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Video e prezantimit, sapo është publikuar nga vetë moderatorja dhe Tv Klan, pa dhënë detaje të tjera për mënyrën se si do të jetë i organizuar programi. Mbetet të presim edhe pak për të zbuluar çfarë fshihet pas zemrës luan të Luana Vjollcës.