Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar vendosjen e fashës 800 kilovat/orë. Vendimi për këtë fashë hyn në fuqi nga muaji tetor 2022 dhe do të jetë i vlefshëm deri në dhjetor 2022.

Më pas, në muajin janar 2023 do të shqyrtohet sërish situata energjetike në vend dhe do të merret tjetër vendim për të lënë në fuqi këtë fashë, për uljen e tarifës së fashës 800 kilovat/orë ose për heqjen tërësisht të kësaj fashe.

Me vendosjen e fashës 800 kilovat/orë, abonentët që konsumojnë energji elektrike përtej 800 kilovat/orë do të paguajnë me çmimin 42 Lekë kilovati.

Deri në fashën 800 kilovat/orë çmimi do të jetë 9.5 lekë kilovati sa është aktualisht.