Cindy Marina e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka zbuluar më tepër rreth marrëdhënies së saj me djalin e Jozefina Topallit, Genarin. Ajo ka treguar se lidhja e tyre po shkon shumë mirë dhe se Genari është shumë mbështetës.
E ngacmuar nga Rudina, Cindy ka folur edhe për marrëdhënien me ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ajo tha se e ka njohur Jozefinën para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të hershme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.
“Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”.
Po nëse e mendon në një raport më të afërt nuse – vjehërr, si e shikon veten përballë saj?
Për këtë Cindy Marina thotë: “Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshojë njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur”.