Hailey Bieber njihet për trendet virale në mediat sociale dhe të fundit ishin thonjtë "glazed donut" këtë verë, që fiksuan shumë vajza.
Por “buzët kafe me shkëlqim” të Bieber nuk janë pritur me të njëjtin entuziazëm.
Hailey ndau grimin e saj në TikTok me mbishkrimin, "gati për të gjitha gjërat e vjeshtës, duke përfshirë buzët kafe me shkëlqim" - dhe pas kësaj, një numër komentuesish po e gjykojnë atë për përvetësim kulturor.
Bieber krijoi pamjen e saj të buzëve duke përdorur një laps kafe dhe shkëlqyes pa ngjyrë – megjithëse ajo nuk pretendoi se e kishte shpikur efektin, ajo gjithashtu nuk përmendi faktin që gratë me ngjyrë e kanë përdorur të njëjtën lyerje buzësh për dekada.
@haileybieber ready for all the fall things including brownie glazed lips ???????
? cant erase - weeping audios
Në një klip që ka grumbulluar 2.4 milionë shikime deri më tani, TikToker Benulus tha se ajo vazhdimisht merr komente negative për pamjen e saj të buzëve kafe me shkëlqim përpara se të vërë në shënjestër Bieber.
@benulus This comment is just ONE example of the daily hate comments I get about my lips. #haileybieberlips ? original sound - Benulus
Në një tjetër postim, përdoruesja e TikTok ZZHilton tha: "Nuk shkon kur përpiqesh ta bësh një laps buzësh ngjyrë kafe si idenë tënde dhe ta quash atë një ngjyrë buzësh 'brownie' kur kjo është qartësisht e krijuar nga gratë me ngjyrë, duke marrë parasysh se sa kohë gratë me ngjyrë duhej të luftonin që markat të ndalonin emërtimin e nuancave më të errëta sipas ushqimeve.”
@zzhilton Was “clean girl” &“spa water” not enough?
? original sound - zayra
Epo, jo gjithçka shkoi aq mirë kësaj radhe, Hailey!