Shakira do të shkojë shumë shpejt në gjyq në Spanjë për mashtrim të dyshuar tatimor kundër Thesarit Publik të Spanjës, sipas një rezolute të publikuar të martën.
Një gjykatës në Barcelonë urdhëroi që çështja të kalojë në gjyq, por ende nuk është caktuar data e fillimit. Prokurorët spanjollë pretendojnë se Shakira nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat personale dhe pasurinë midis viteve 2012-2014, aktualisht në vlerë prej rreth 15.8 milionë dollarë, gjë që ajo e ka mohuar.
Shakira i quajti akuzat "të rreme" në një intervistë me revistën Elle në fillim të këtij muaji, duke thënë:
"Kam paguar gjithçka që ata thanë se kisha borxh, edhe para se të bënin një padi. Kështu që nga sot, u kam zero borxh.”
Autoritetet spanjolle pretendojnë se ajo ka jetuar në Spanjë mbi 183 ditë në vit midis viteve 2011 dhe 2014, por Shakira e mohoi këtë në intervistën me Elle. Avokatët e saj kanë deklaruar se vendbanimi kryesor i këngëtares gjatë asaj kohe ishte në Bahamas.
Shakira dhe ekipi i saj konsiderojnë se ky rast përbën një shkelje totale të të drejtave të saj pasi ajo ka treguar gjithmonë sjellje të patëmetë, si person dhe tatimpagues, dhe një gatishmëri totale për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje që në fillim, edhe para procesit penal.
Burimi: CNN