Analisti dhe historiani Olsi Jazexhi, i ftuar për t’u bërë pjesë e një diskutimi në studion e “Ftesë në 5”, në Top Channel, ka degjeneruar në fyerje e sharje publike ndaj ZhaklinLekatarit, gjithashtu e ftuar për t’u bërë pjesë e një diskutimi poligjininë.

Pas kërkesës për ligjërimin e poligjinisë nga bashkëshortja e tij, avokatja Migena Balla, Olsi Jazenxhi u përgjigj publikisht rreth çështjes që u kthye në lajm në të gjitha mediat.

Por gjatë debatit, Jazexhiu ka fyer dhe ka sharë Zhaklin Lekatarin, gjë që ka detyruar moderatoren e programit të mbyllë mikrofonin e tij duke e përjashtuar nga diskutimi.

Pas programit, Bieta ka reaguar edhe në profilin e saj në Instagram me një mesazh kundër dhunës verbale dhe, për më tepër, dhunës ndaj grave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)

Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni.

Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme qe goditje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen.
Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në “Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe.
As në “Ftesë në 5” dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “policinë morale”.