Kantautori britanik Ed Sheeran duhet të përballet me gjyqin në SHBA për pretendimet se ka kopjuar hitin e tij të mrekullueshëm të vitit 2014 "Thinking Out Loud" nga klasikja e Marvin Gaye, e vitit 1973 "Let's Get It On".

Gjykatësi i qarkut në SHBA, Louis Stanton, në Manhattan, mohoi kërkesën e Sheeran për të hedhur poshtë padinë për shkeljen e të drejtave të autorit. Ai tha se një juri duhet të vendosë nëse dy këngët janë thelbësisht të ngjashme.

Akuza vjen pasi Sheeran, dhe bashkëkantautorët e tij u shpërblyen me më shumë se 900,000 £ në në qershor, pasi fituan gjyqin në Gjykatën e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar për të drejtat e autorit për hitin "Shape of Year".

Pretendimet mbi shkeljen e të drejtave të autorit për këngën “Thinking Out Loud” u parashtruan fillimisht në vitin 2018,  jo nga familja e  këngëtarit Marvin Gaye, por nga bankieri David Pullman dhe një kompani e quajtur "Structured Asset Sales", e cila ka blerë një pjesë të pasurisë së bashkëshkrimtarit të Let’s Get It On, Ed Townsend.