Adam Levine ka interpretuar me Maroon 5 në Las Vegas të shtunën mbrëma dhe Behati Prinsloo u pa në prapaskenë duke mbështetur bashkëshortin e saj.

Performanca shënoi daljen e parë publike të Levine që kur ai u akuzua për tradhti ndaj gruas së tij shtatzënë dhe për dërgimin e mesazheve flirtuese drejt vajzave të ndryshme në Instagram.

Pas pretendimit të parë, Levine pranoi se kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme që "kapërcenin kufirin" në një deklaratë të shpërndarë përmes Instagram Story. Megjithatë, ai mohoi të ketë pasur ndonjëherë një lidhje.

Megjithë reagimet online, Levine dhe Prinsloo janë parë shumë të bashkuar në publik. Engjëlli i Victoria's Secret u fotografua duke mbajtur dorën e bashkëshortit të saj në disa raste që nga skandali dhe së fundmi ka vendosur ta mbështesë duke u shfaqur ne koncertin e tij, për t’i treguar gjithë botës dhe mes tyre gjithçka po shkon më së miri.