Pudingu me gështenja përgatitet me pure gështenjash dhe Sosela Ndina, e cila ndan recetat e saj të shijshme në faqen @sunnykitchen_ në Instagram, ju siguron se ëmbëlsira përmban të gjithë aromën e vjeshtës dhe e përfaqëson denjësisht këtë stinë.

Përbërësit që ju duhen për 6 mini forma:

100 gr të verdha vezësh

100 gr sheqer kaf ose të bardhë

125 gr qumësht

250 gr pana

5 gr fleta xhelatinë

10 gr niseshte

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1/3 e një gote të vogël pije rum (10 ml)

125 gr gështenja të ziera (pesha pa lëkurë) dhe të grira në mikser si pure

Për ta shoqëruar:

Pana e rrahur

Copëza çokollate

Mënyra e përgatitjes:

Vendosni fletet e xhelatinës në ujë të ftohtë për 5 minuta. I kulloni dhe i shtrydhni.

Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin sa të krijohet një masë kremoze me ngjyrë të qartë. Shtoni niseshtenë, purenë e gështenjave, vaniljen, qumështin dhe 125 gr pana nga totali. Përzieni sa të njëtrajtësohen përbërësit dhe vendoseni në zjarr të ulët duke e përzier vazhdimisht sa të trashet kremi (temperatura nuk duhet të kalojë 85°C, për ta kuptuar nuk duhet ta lini të vlojë). Pasi të trashet, hiqeni nga nxehtësia, shtoni xhelatinën dhe përzieni sa të tretet. Lëreni kremin të ftohet. Rrihni 125 gr pana dhe e shtoni tek kremi bashkë me rumin. Përzieni, ndani në forma të vogla dhe vendosini në frigorifer 8 orë sa të mpikset kremi. Sipas dëshirës e shërbeni me copëza çokollate; marron glacé ose pana dhe pak kakao sipër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sosela (@sunnykitchen_)