Nëse jeni duke kërkuar për një frymëzim elegant, të lehtë për t'u veshur e kombinuar, stili francez është i vështirë për t’u mposhtur. Në një farë mënyre, pak Paris në gardërobë, të gjitha e duam në çdo sezon apo jo? (‘breton top’, xhinset me këmbë të drejta, xhaketën etj.).

Ka edhe një veshje që nuk bën përjashtim në klasifikimin e veshjeve parisiane. Në kohën kur moti sa vjen e ftohet, duhet një jakë pak më e trashë. Një nga veshjet që gjen vend më së shumti në këto raste është trikoja.

Falë Katie Holmes dhe Zoë Kravitz, trikoja është rikthyer sërish në trend dhe vajzat franceze janë në krye të listës kur bëhet fjalë për t'i bërë thurjet e leshta të ndihen ‘couture’, kështu që është mirë të filloni të kërkoni frymëzimin për veshjet e vjeshtës ashtu si francezet.

1- Triko dhe ‘loafers’ – gjithmonë në modë

2- Triko e shkurtër dhe xhinse

3 – Triko e zezë + këmishë – tradita vazhdon

4 – Triko ‘mohair’ dhe pantallona të gjera

5 – Triko dhe minifund – joshëse si çdo franceze