E keni menduar ndonjëherë që surprizat për fëmijët mund të mos jenë edhe aq të këndshme? Pediatrja Lira Gjika ka ndarë në profilin e saj në Facebook pikëpamjen e specialistëve për përballjen e fëmijëve me surprizat.

“Surprizat janë një praktikë që njerëzit e përdorin për të kënaqur një njeri të dashur apo një fëmijë kur ka ditëlindjen apo festa të ndryshme. Njerëzit që zgjedhin të bëjnë surpriza kënaqen shumë me reagimet e personit që i bëhet surpriza.

Surpriza u bëhen shumë edhe fëmijëve, por ç’thonë specialistët për këtë mënyrë të vepruari me fëmijët?

Fëmija nuk ka mekanizma psiqik të përballojë surpriza, edhe pse mund të jenë shumë të bukura e të dëshiruara prej tij. Shkencëtarët insistojnë që fëmija të përballet me sa më pak surpriza nga të rriturit. Për fëmijën vetë jeta është e gjitha zbulim dhe surprizë.

Lira Gjika”