Përdoruesit e Instagramit po raportojnë probleme me aplikacionin. Kjo vjen pasi përdoruesit e aplikacionit të njohur të mediave sociale kanë vënë re se llogaritë e tyre janë çaktivizuar ose pezulluar.

Downdecetor aktualisht tregon mijëra raporte të aplikacionit që nuk funksionon.

Një njoftim u është shfaqur mijëra përdoruesve që u thotë se "ne e pezulluam llogarinë tuaj më 31 tetor 2022".

Platforma e konfirmoi çështjen në Twitter, duke thënë:

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë çështjen dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”

Pezullimet gjithashtu duket se po bëjnë që numri i ndjekësve të bjerë në mënyrë dramatike.

Një vështrim i shpejtë në llogarinë e Cristiano Ronaldos (personi më i ndjekur në Instagram) tregon se ka humbur 3 milionë ndjekës nga 493 milionë që kishte vetëm një ditë më parë, ndërsa llogaria zyrtare e Instagramit është ulur me mbi 1 milion.