Si mendoni që t’i jepni ëmbëlsi fundjavës me këtë pralinë të shijshme dhe të thjeshtë? Kjo është receta!
Përbërësit:
125 gr çokollatë
1 qumësht i kondensuar
150 gr margarinë
5 lugë kakao
1 filxhan lajthi të shtypura
Përgatitja:
Shkrini çokollatën me gjalpin në ‘bain marie’. Shtoni kakaon dhe qumështin. Në fund shtoni edhe lajthitë pluhur. Përziejini mirë me një lugë druri dhe lëreni pralinën deri sa të ftohet.
Ruajeni në frigorifer.