Një burrë rreth të 50-ave vdiq në bordin e një avioni EasyJet nga Qipro për në Aeroportin Gatwick të Londrës këtë pasdite.
Pasagjerët u shqetësuan kur një udhëtar me flokë të errët, i cili dukej se ishte vetëm, nuk po zgjohej.
Përpjekjet urgjente për të ringjallur pasagjerin duke përdorur një defibrilator rezultuan të pasuksesshme.
Avioni u largua nga ishulli grek rreth orës 14:20 me orën lokale dhe shqetësimi për gjendjen shëndetësore të burrit nisi rreth një orë e gjysmë në udhëtim.
Kur avioni kaloi mbi Paris rreth orës 16:30, kapiteni konfirmoi se kishte pasur një 'incident mjekësor'. Pasagjerët u mbajtën në bord kur u ulën në Gatwick, ndërsa ndihmësmjekët hipën në aeroplan dhe e shpallën burrin të vdekur.
Një pasagjer anonim vlerësoi mënyrën si ekuipazhi i avionit e trajtoi incidentin - me gjakftohtësi dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm.
Burimi: Mail Online