Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur një zonë të Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km në lindje të Stambollit.
Lëkundjet ishin mjaft të forta dhe u ndjenë edhe në Stamboll dhe Ankara. Të paktën 46 persona u plagosën, thonë zyrtarët.
Përllogaritjet e thellësisë së tërmetit variojnë nga 2 km në 10 km. Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë që u hodhën nga ballkonet.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.
Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parit.
Por më vonë agjencia turke e fatkeqësive tha se 37 ishin plagosur në Duzce, një në Stamboll, gjashtë në Zonguldak dhe një në Sakarya në bregun e Detit të Zi dhe një në Bolu, në juglindje.
Fotot nga Duzce gjatë natës tregojnë shumë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t'u ngrohur.
Pamjet e kamerave të sigurisë të tërmetit janë publikuar në rrjetet sociale.
Düzce'de ya?anan depremin güvenlik kameras?nda görüntüleri pic.twitter.com/CzrtMgyslL
— K?sa Dalga (@kisadalgamedya) November 23, 2022
Duzce u godit nga një tërmet i madh me magnitudë 7.2 në vitin 1999, i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur.
Burimi: BBC