Bella Hadid po distancohet nga Balenciaga.

Marka e modës së lartë u përball me kritika për fushatën e fundit reklamuese, e cila shfaqte fëmijë që mbanin në duar kukulla pellushi që dukej se kishin veshje të frymëzuara nga skllavëria.

Një nga fotot madje përfshinte një fragment nga një rast i Gjykatës së Lartë të SHBA-së që mbështeti një pjesë të një ligji federal për pornografinë e fëmijëve.

Në imazhe të tjera nga fushata, personazhe të famshëm, përfshirë Bella Hadid dhe Nicole Kidman, reklamonin modelet më të fundit të shtëpisë së modës për të rriturit.

Mirëpo, Hadid e fshiu imazhin të mërkurën mes reagimit të ashpër me të cilin u përball marka.

Megjithëse Bella e hoqi fushatën e re nga rrjetet e saj sociale, fansat kritikuan lidhjen e saj me markën duke lënë komente #cancelbalenciaga në postimet e mëparshme që promovonin një bashkëpunim të fundit të Balenciagas dhe Adidas me modele kryesore pikërisht Bella-n.

Balenciaga hoqi imazhet e diskutueshme nga mediat sociale dhe fshiu çdo postim nga Instagrami pas një sulmi nga ndjekësit.

Marka më vonë kërkoi falje dhe theksoi se mbron sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.