Progresi për t'u bërë 'i/e hidhur' emocionalisht është shumë i ngjashëm me rritjen fizike të një fëmije. Ndërsa prindi, për shembull, nuk e vëren se sa rritet fëmija në gjatësi çdo ditë, vjen një moment kur papritmas e dallon se sa shumë është rritur.

Progresi për t'u bërë 'i/e hidhur' ndodh në një mënyrë të ngjashme, ngadalë, por duke ndjekur një model të përshkallëzuar, derisa një ndryshim dallohet qartë më vonë.

Çfarë do të thotë "i/e hidhur"? (bitter)

'E hidhur emocionalisht' i referohet ndjenjave të trishtimit dhe zemërimit, veçanërisht zemërimit të akumuluar me kalimin e kohës. Për shkak se ndjenja e hidhërimit përfshin një përzierje emocionesh, shpesh mund të jetë e vështirë të identifikohet dhe të shprehet me terma të thjeshtë.

Këtu gjeni shenja të shumta hidhërimi, për të kryer një test të shpejtë dhe të përcaktoni nëse mund të jeni bërë 'i/e hidhëruar'.

-E gjeni veten duke u acaruar shpesh, nga gjëra të vogla që ndoshta nuk duhet t'ju shqetësojnë.

-Kur një person bëhet i hidhëruar, efekti më i dukshëm është në gjendjen e tij. Në mënyrë të veçantë, 'mood-i' bazë i personit 'të hidhëruar' është shpesh i zemëruar, i zhgënjyer ose i irrituar.

-Ndjenjat janë të vështira për t'u larguar dhe shpesh nuk duket se kanë një nxitës të qartë.

Për të kuptuar se në çfarë shkalle është kjo gjendje tek ju, jepuni një përgjigje të shpejtë këtyre pyetjeve. Me një shkallë nga 1-10, sa të kënaqur dhe pozitivë jeni ndjerë, mesatarisht, çdo ditë:

1. Keni dërguar një email të frustruar ose një mesazh zanor me zemërim?

2. Keni pasur konflikte verbale me këdo në jetën tuaj personale ose profesionale?

3. Keni pasur reagim negativ, pa arsye, ndaj një të huaji që e keni hasur në punë ose diku tjetër?

Nëse jeni përfshirë në ndonjë nga këto sjellje në ditët e fundit, mund të keni hyrë në një spirale 'të hidhur' që kërkon vëmendjen tuaj.

Kur bëni testin e marrëdhënieve tuaja më të ngushta, mendoni se të tjerët nuk ju kuptojnë plotësisht ose nuk vlerësojnë gjithçka që bëni.

Një mënyrë e thjeshtë për të vlerësuar nëse jeni të zemëruar në marrëdhëniet tuaja është t'i bëni vetes pyetjet e mëposhtme bazuar, përsëri, në një shkallë 1-10:

1. Sa i/e vlerësuar ndihem nga partneri im?

2. Nëse je beqar/e, sa i/e vlerësuar je ndjerë nga partneri i fundit?

3. Sa i kuptojnë dhe vërtetojnë ata/ato ndjenjat e mia, veçanërisht zhgënjimin ose zemërimin tim?

Këto pyetje dhe të dhënat që ato prodhojnë janë të rëndësishme sepse tregojnë për zona të qarta të vetë-rregullimit ku duhet të përqendroheni.

Hidhërimi nuk është vetëm një përzierje trishtimi dhe zemërimi, por gjithashtu një grumbullim i zhgënjimeve në pjesë të ndryshme të jetës së një personi me kalimin e kohës.