Tri infermieret e arrestuara në Pejë në fillim të muajit nëntor për dhunën e ushtruar ndaj një të moshuare në qendrën Orenda, janë liruar nga paraburgimi.

Klan Kosova raporton se infermieret janë lënë të lira me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës, që ka pranuar kërkesën e avokatëve. Infermieret do të hetohen tashmë në gjendje të lirë për rastin brenda qendrës së të moshuarve Orenda në Pejë, ku u filmuan duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare për të cilën kishin detyrë që të kujdeseshin.

Avokati Meshari Selimaj i familjes së të moshuarës që u dhunua brenda qendrës Orenda në Pejë, ka reaguar për tvklan.al pas vendimit për lirimin nga paraburgimi të 3 infermiereve të akuzuara, duke thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme të Kosovës ka shuar besimin për drejtësi.

Tv Klan