CelebTattler analizoi tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022, duke gjurmuar mbi 150 personazhe të famshëm dhe duke zbuluar personat më të kërkuar për këtë vit.
Ylli i "Aquaman", Amber Heard, qëndronte në vendin e parë si më e kërkuara në Google për vitin 2022.
Me sa duket, për shkak të betejës ligjore shumë të përfolur me ish-in e saj, aktorin Johnny Depp, aktorja 36-vjeçare kryesoi listën, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA.
Sigurisht, ish-i në fjalë, Johnny Depp, mbeti në vendin e dytë, me 5.5 milionë kërkime në muaj.
Heard dhe Depp u pasuan nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, e cila qëndronte në vendin e tretë. Më pas renditeshin Tom Brady, Kim Kardashian, Pete Davidson, Elon Musk.
Monarkja mbretërore më jetëgjatë e Britanisë vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare pas shtatë dekadash në fron dhe grumbulloi 4.3 milionë kërkime në Google.
Ylli i futbollit Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në Google për vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar. Ndoshta për shkak të divorcit të tij të papritur nga supermodelja Gisele Bündchen ose për shkak të marrëdhënies së tij të përsëritur me NFL, kërkimi i Brady-t arriti në 4.06 milionë në muaj.
Kim Kardashian dhe ish-i i saj Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë respektivisht. Themeluesja e SKIMS dhe SKNN, e cila ngjalli debat pasi veshi një fustan origjinal të Marilyn Monroe në Met Gala, u kërkua 3.4 milionë herë në muaj në vitin 2022.
Pete Davidson, nga ana tjetër, grumbulloi një mesatare mujore prej 3.2 milionë dhe mundi të grumbullonte edhe më shumë klikime para fundit të vitit, ndërsa po tërheq vëmendje për romancën e re me supermodelen Emily Ratajkowski.
Elon Musk u rendit i shtati në listë, duke grumbulluar 3.19 milionë kërkime në Google në muaj në SHBA.
Kush mund t’i harrojë çmimet famëkeqe Oscars 2022? Will Smith u rendit i teti në listë, me 3.15 milionë kërkime mujore.
Në vendin e nëntë dhe të dhjetë ishin Millie Bobby Brown nga fama e "Stranger Things" dhe ylli i "Euphoria" Zendaya. Aktoret u kërkuan në Google përkatësisht 2.78 milionë dhe 2.71 milionë herë.
Përshtatur nga NY Post