Ka disa kohë që qarkullojnë lajme në rrjet për partnerin e Beniada Nishanit.
Pas pjesëmarrjes në Big Brother Vip, Beniada u kthye në një nga personazhet më të dashur për publikun dhe si rrjedhojë, shumë njerëz janë kuriozë për jetën e saj sentimentale.
Por kush tha që Beniada është aktualisht në një marrëdhënie?
Ajo vetë e ka pranuar, rreth një muaj më parë në E Diell, duke thënë:
“Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”.
Gjithashtu publikoi një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.
Më pas, Panorama Plus ndau një foto ekskluzive, ku Beniada shfaqej gjatë premierës së filmit të Eduart Grishaj, pranë emrit të përfolur si partneri i saj, Blerti Hajdari.
Ky i fundit është vëllai i Arbër Hajdarit, opinionistit të Big Brother Vip. Megjithatë, Arbri nuk ka qenë ‘shkes’ i çiftit, pasi ata janë njohur gjatë Procesi Sportiv, ku Blerti është ftuar vazhdimisht si një ish-futbollist i mirënjohur.
Nuk mbarojnë me kaq thashethemet!
Mbrëmjen e djeshme, një postim i Beniadës në Story, ka nxitur sërish reagime. Në 1 orë e gjysmë program, Beniada ka zgjedhur të shpërndajë disa sekonda, ku ndodhet pikërisht Blerti...
Mbetemi në pritje derisa Beniada të thyej heshtjen...