Muajin e kaluar, Kanye West (Ye) shkaktoi reagime të ashpra pasi publikoi një dokumentar 30-minutësh në YouTube, që e shfaqte atë duke i detyruar drejtuesit e markës Adidas të shikonin pornografi në telefonin e tij gjatë një takimi biznesi.

Në klip, Kanye i thotë njërit prej drejtuesve se aktori mashkull në video ka një zë të ngjashëm me të, duke i nxitur ata të pyesin: "A është ky një film porno?"

Ai përgjigjet "po" dhe drejtori ekzekutiv ulet duarkryq i tronditur dhe mërmëriti: "Jezu Krisht". Pavarësisht shqetësimit të dukshëm të kolegut, Ye e afron telefonin më pranë fytyrës së tij.

Përfaqësuesi i Kanye-it, më vonë i thotë stafit të Adidas se Ye, u kishte treguar atyre pornografi për shkak të mënyrës se si ai mendon se është trajtuar nga marka.

West e kishte akuzuar më parë Adidas për vjedhjen e ideve të tij.

"Ajo që po ndjeni tani është shqetësim ekstrem, dhe kjo është pikërisht çështja," u tha përfaqësuesi drejtuesve. “Sepse kur dikush vjedh idetë e këtij njeriu, krijimet e tij, është sikur po i vjedh një fëmijë. Të gjitha krijimet janë fëmijë të mendjes së tij dhe ju i keni rrëmbyer.”

Adidas bashkëpunoi me Ye, me markën e tij Yeezy, që nga viti 2013, por menjëherë pas transmetimit të dokumentarit, kompania ndërpreu lidhjet me të.

Pikërisht një muaj pasi Adidas i dha fund partneritetit me Kanye West, kompania ka njoftuar se po heton akuzat e reja për sjellje të pahijshme në vendin e punës.

Në fillim të kësaj jave, Rolling Stone raportoi gjithashtu pretendime nga disa punonjës që kanë qenë pjesë e bashkëpunimit me Yeezy, se Kanye u ka treguar foto dhe video eksplicite, duke përfshirë një foto intime të ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Gazeta zbuloi gjithashtu pretendime nga anëtarë anonimë të stafit se Ye u përpoq t'i frikësonte ata dhe u bëri komente seksuale vajzave të stafit.