Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me qytetaren më të re të Shqipërisë, këngëtaren me famë botërore Dua Lipa. Kreu i qeverisë e ka pritur Dua-n në Kryeministri, këngëtarja shihet të mbajë në duar pasaportën shqiptare, të cilën e mori ditën e djeshme nga presidenti Bajram Begaj.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto përkrah Duas, e cila shihet e buzëqeshur dhe shumë elegante me një fustan të zi.

“Mirëmëngjesi dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, ka shkruar Rama në postimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë se ditën e djeshme 27-vjeçarja mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Përveç kësaj, ajo u takua edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, para të cilit e dha betimin e nënshtetësisë. Sonte në mbrëmje Dua do mbajë një koncert në sheshin ‘Skënderbej’ ku do performojë disa nga hitet e saj më të mëdha ndër vite.