Tuna dhe Cozman u rikthyen krejt papritur në qendër të mediave ditët e fundit. Dy këngëtarët që kur i dhanë fund lidhjes së tyre, nuk ishin përfolur më për ndonjë marrëdhënie, qoftë edhe miqësore.
Në "Prive" u raportua se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku, sigurisht pa përfshirë pjesën personale. Sipas emisionit në fjalë ata janë pajtuar dhe kanë vendosur të na surprizojnë me një këngë.
E kur lajmi bëri xhiron e rrjetit, një reagim jo i drejtpërdrejt ka ardhur edhe nga Tuna. Artistja ka publikuar në Instagram një foto ku ka shkruar: "A kanë ujë ato burime" (të shoqëruar me disa emoji duke qeshur). Gjë që po interpretohet si një ironi ndaj “burimeve” të mësipërme.
Cozman dhe Tuna u ndanë rreth 7 vite më parë, në 2015. Pas kësaj këngëtarja nisi romancën me muzikantin Patris Berisha me të cilin ka dy fëmijë. Nga ana tjetër reperi është përfolur për disa lidhje me vajza të ndryshme. Gjatë lidhjes tyre së tyre Tuna dhe Cozman sollën dy këngë "Fenix" apo "Holla".