Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 35-vjeçare shtatzënë është vrarë nga bashkëshorti. Qendra Klinike Universitare e Kosovës bën me dije përmes një njoftimi në Facebook se ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së.  

Në njoftim thuhet se organet policore ndodhen në vendin e ngjarjes, por nuk shpejgojnë detaje të mëtejshme. 35-vjeçarja ishte shtatzënë në javët e fundit.  

“Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje. Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet,”- thuhet në postim. 

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që raporton se:

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.