Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëve, duke sjellë në territor vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Më pak reshje do ketë zona lindore. Temperaturat minimale do të luhaten 5-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 9 -11°C në veri, 15-17°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-18 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.

Brigjet e detit të Zi dhe pjesërisht Europa Qëndrore paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash. Por pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Ndërsa Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëndura të dëborës.