Një tjetër fëmijë është ndarë nga jeta në Britani pasi ishte prekur nga një infeksion i dyshuar i llojit invaziv të Strep A. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tha se fëmija ishte në shkollën Hove Park. 

Rachael Hornigold, konsulente në mbrojtjen shëndetësore në UKHSA Jug-Lindore, tha: "Ne jemi jashtëzakonisht të pikëlluar kur dëgjojmë për vdekjen e një fëmije të vogël dhe shprehim ngushëllimet tona për familjen, miqtë dhe komunitetin e tyre."

Çfarë është Strep A? Bakteret e Streptokokut të Grupit A (Streptokoku i Grupit A ose Strep A) mund të shkaktojnë shumë infeksione të ndryshme. Bakteret zakonisht gjenden në fyt dhe në lëkurë, dhe disa njerëz nuk kanë simptoma. Infeksionet e shkaktuara nga Strep A variojnë nga sëmundje të vogla deri te sëmundje të rënda dhe vdekjeprurëse. 

Cilat janë shenjat? Zakonisht shkakton dhimbje të fytit, ethe, shenja të kuqe të ndezura ose skuqje të lëkurës. 

Si transmetohet? Transmetohet nga kontakti fizik ose përmes pikave nga teshtitja ose kollitja. 

A mund të preken të rriturit nga Strep A? Po. Çdokush mund të preket nëse bie në kontakt të ngushtë me dikë që është i infektuar. Megjithatë, shumica e njerëzve të rritur e kalon lehtësisht. 

A ka një vaksinë për Strep A? Jo. Strep A trajtohet me antibiotikë.