Evan Peters nuk do të bëjë një tjetër transformim prej vrasësi së shpejti.

Aktori, i cili ka luajtur vrasës serialë në' American Horror Story' dhe 'DAHMER - Monster: The Jeffrey Dahmer Story', ka deklaruar se fansat nuk duhet të presin që ai të kthehet me një rol të ngjashëm, të paktën në të ardhmen e afërt.

"Unë do të bëj një pushim të vogël nga rolet më të errëta dhe do të eksploroj dritën," tha Peters për 'Variety'. "Do të ishte interesante për mua të luaja diçka që është pak më afër shtëpisë, pak më e zakonshme dhe të eksploroj detajet e atyre përvojave."

Megjithëse 'Dahmer' do vijë dhe me dy sezone të tjera, Peters me sa duket nuk do të jetë pjesë e tij, teksa Netflix ka zbuluar se seriali po shkon në drejtimin e antologjisë dhe sezonet e ardhshëm "do të tregojnë historitë e figura të tjera monstruoze që kanë ndikuar në shoqëri”.

Peters ka qenë i hapur në lidhje me përgatitjet intensive që iu nënshtrua për të luajtur famëkeqin Jeffrey Dahmer, i cili vrau gati 20 djem dhe burra nga 1978 deri në 1991. Përveç kërkimit të gjerë dhe dialektit, aktori vuri pesha në krahët e tij për të imituar stilin e ecjes së Dahmer-it, madje veshi këpucët, xhinset dhe syzet e personazhit të tij për muaj të tërë për të hyrë në rol. 

"Me këtë rol solla shumë errësirë dhe negativitet," shpjegoi ai gjatë një interviste. "Kishim atë qëllimin përfundimtar të përfundonim dhe më në fund të ishim në gjendje të merrnim frymë dhe ta linim dhe të thoshim, 'OK, tani është koha për të sjellë gëzimin dhe butësinë dhe për të parë komedi dhe romanca."