Një shkencëtar, profesor dhe psikolog i quajtur Mark Stokes, i cili është diagnostikuar me kancer terminal, ka postuar një postim në Twitter që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Të dielën në mëngjes, profesori që jeton dhe punon në Oksford në Mbretërinë e Bashkuar dhe e përshkruan veten si "shkencëtar, baba dhe jo robot" publikoi një status në Twitter, ku shkruante:

"Përshëndetje njerëz. Kam frikë se është koha që unë të them lamtumirë. Jo vetëm duke u larguar nga Twitter, por nga i gjithë spektakli. Kam luftuar me kancerin për 2 vitet e fundit, por tani më kanë mbetur vetëm disa ditë. Faleminderit ju njerëz të mrekullueshëm, po largohem nga kjo botë e çmendur me shumë dashuri në zemër."

Kishte diçka kaq të çiltër, të përulur dhe të dashur në mesazhin e tij, saqë përdoruesit e Twitter ndaluan dhe morën kohë për të reflektuar dhe dërguar atij mesazhe të ndjera. Mbi 370,000 njerëz e kanë pëlqyer tweet-in e tij në më pak se 24 orë. Po ashtu, mijëra të tjerë nga mbarë bota, nga Kili në Kinë, Suedia në Afrikën e Jugut, i kanë dërguar mesazhe force.