Sa herë keni qenë në mëdyshje nëse duhet të vishni sërish të njëjtën veshje apo jo? Epo, Kim nuk ka fare dilema të tilla, pasi ajo mund të veshë të njëjtat rroba në tri evenimente të ndryshme.

41-vjeçarja mori jo pak vëmendje gjatë fundjavës, duke u shfaqur në festën e ditëlindjes së nipit Mason Disick, festën e Krishtlindjeve të Paris Hilton dhe festën e parë të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck si çift i martuar, të gjitha në të njëjtën ditë - dhe me të njëjtën veshje.

Nëna e katër fëmijëve veshi një crop-top nga turneu i Dr. Dre dhe Snoop Dogg në vitin 2000 'Up in Smoke',  së bashku me një palë pantallona lëkure të zeza nga 'Dolce & Gabbana' dhe një palë taka të zeza. Ndërsa flokët e saj ngjyrë mjalti i kishte bërë me onde të mëdha.

Kim kishte vendosur dy varse diamanti, duke përfshirë një me kryq të madh. Po ashtu mbante një çantë të vogël të zezë dhe me rruaza.

Nëse doni të vishni diçka që e keni veshur edhe më parë, mos e mendoni dy herë.