Nga prerjet të ashtuquajtura 'bob' të viteve '60 deri te ato më të shkujdesura- viti 2022 ka qenë padyshim viti i prerjes së flokëve. Dhe nëse  kishte dyshime në lidhje me këtë model flokësh yjet botërore si Jenna Ortega, Florence Pugh, Kim Kardashian, Lori Harvey dhe Millie Bobby Brown së fundmi i janë bashkuar trendit.

Thënë kjo ... edhe Zendaya sapo ka realizuar një prerje flokësh të re bob teksa është ribashkuar me aktorët e tjerë të 'Euphoria'. Është e sigurt të thuhet se gjithçka që bën aktorja është ikonike.

Ajo mori pjesë në një panel 'Euphoria' për HBO Max FYC të dielën, më 18 dhjetor (krahas Maude Apatow, Hunter Schafer dhe Sydney Sweeney), ku u shfaq me një fund me kuadrata nga koleksioni i vjeshtës 2021 i Schiaparelli dhe një t-shirt të zezë me kopsa.

Por sigurisht vëmendja ishte te flokët, ndryshim ky që ka ardhur pikërisht për fundvit. Mesa duket Z ka pasur nevojë për një look të ri.

Nëse po mendonit të prisnit edhe ju flokët apo të eksperimentoni me look-un Zendaya mund të shërbejë si shkaku që mos ta mendoni më.