Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën "Evita", Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh, ndërsa u vlerësua nga juria me pikët maksimale.

"Jam shumë ë lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni", u shpreh Elsa Lila pasi u ngjit në skenën e madhe për të marrë çmimin.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën "Duje", ndërsa në vendi i tretë u mor nga 2 Farm me këngën "Atomike.

Kujtojmë se kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2023 u zgjodh nga votat e publikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)