Një letër drejtuar të gjithë mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë- që u mobilizuan për të shpëtuar gruan e tij edhe pse fatkeqësisht nuk ia dolën- është ajo që një italian i quajtur Giacomo, bashkëshorti i Viviana Delegos, e cila vdiq tragjikisht nga komplikacionet në muajin e shtatë të shtatzënisë, u dorëzoi mjekëve të reanimacionit.

Në letrën e bërë publike nga mediat fqinje, Giacomo i cilëson mjekët si “engjëjt mbrojtës” të cilët i falënderon për “përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin”. "Viviana ishte një grua e jashtëzakonshme. Ajo e donte jetën por mbi të gjitha e donte aq shumë familjen e saj sa sakrifikoi jetën për t'ia dhënë dy krijesave fantastike: Edoardo Maria dhe Emilia Maria”, thuhet në letër.

Mes rreshtash ai shkruan se shpreson se vajza e tij të bëhet mjeke teksa falenderon bluzat e bardha në emër të gjithë familjes.

"Është e vërtetë, ky nuk duhet të jetë modeli normal i jetës. Nuk është e drejtë që dy binjakëve të bukur nuk do të kenë kurrë mundësinë të takojnë nënën e tyre ose që një vajzë gjashtë vjeçare (Emma Maria) nuk mund të përqafojë më yllin e saj. Por pas gjithë kësaj dhimbjeje, pas gjithë kësaj padrejtësie, ka ende një aspekt pozitiv: t'ju takoja të gjithë ju, emrat e të cilëve nuk i mbaj mend, por që për pesë ditë të gjata dhe shpresëdhënëse ishin engjëjt mbrojtës të gruas sime, nënën e fëmijëve të mi. Duke parë lotët në sytë tuaj më bëtë të kuptoj gjithë humanitetin dhe sa shumë keni djersitur për t'i dhënë shpresë Vivianës. Por fatkeqësisht, siç më mësuat, në mjekësi dy plus dy nuk bëjnë kurrë katër. Në çdo rast, e ndjej për detyrë t'ju falënderoj nga ana ime, në emër të vajzës sime (që shpresoj të bëhet mjeke si ju) dhe nga e gjithë familja ime për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin që ju bëjnë engjëj mbrojtës të vërtetë. Me dashuri, Giacomo."

Viviana Delego ka ndërruar jetë pak ditë më parë pasi solli në jetë binjakët në Brindisi. Ajo ishte një mësuese nga Pezze di Greco, një fshat i Fasanos.