Sido që të shkojë lufta në Ukrainë në vitin 2023, viti që sapo iku shënoi pikërisht gjatë minutave të fundit një nga tronditjet më të mëdha për ushtrinë ruse.

Bëhet fjalë për qindra ushtarë të sapo rekrutuar, që ende kishin iluzionin e një normaliteti duke festuar ndërrimin e viteve, në bazën e tyre në Makiivka, në rajonin  e pushtuar të Donjetskut.

Pikërisht në mesnatë, një sulm i mirë organizuar të forcave ukrainase me raketat amerikane HIMARS ka shkatërruar praktikisht të gjithë bazën. Bilanci sipas Kievit zyrtar flet për rreth 400 të vdekur, dhe 300 të tjerë që janë të plagosur në mënyra të ndryshme.

hifrat e Kievit nuk pranohen tërësisht nga Moska, që gjithsesi nuk mund të fshehë tronditjen e marrë. Sot është pikërisht Ushtria ruse që është e detyruar të pranojë humbjen e shumë ushtarëve, zyrtarisht 63 sipas tyre.

Sipas burimeve në terren, shkaku i identifikimit të bazës, ka qenë përdorimi i tepërt i celulareve nga ushtarët, që me gjasa po kryenin urimet e fundvitit, që u shndërruan në ato të fundit të jetës së tyre.

Ndërkohë, ushtria  e Moskës nuk ka ndalur sulmet ndaj objektivave të shumta, edhe pse sipas Kievit përgjigja kundërajrore ka eliminuar pothuajse çdo rrezik.

Burimi: A2cnn