Kim Kardashian ka treguar një anë që na e mban sekret. 

Kur bëhet fjalë për bukurinë dhe modën, nuk mund të mohohet se ajo zgjedh diçka me shkëlqim dhe gjithnjë duket magjepsëse. Flokët janë padyshim një nga armët e saj më të forta: të gjatë, të shëndetshëm e me jetë ajo eksperimenton jo rrallë me ta. 

Kim ka treguar së fundmi gjendjen natyrale të flokëve të saj në një video në TikTok të postuar në llogarinë e saj të përbashkët me vajzën e saj 9-vjeçare, North West. 

Në klipin e shkurtër të dyshes nënë-bijë duke kënduar klasiken e Krishtlindjes "Baby, It's Cold Outside", Kim shihet me flokët e lagura pas dushit. Siç shihet ajo i ka jo shumë të gjata, gjithashtu më të holla dhe jo shumë të shëndetshme. Duke marrë parasysh që prej disa kohësh është shfaqur me flokët deri në bel (extension), flokët e saj natyralë erdhën si surprizë. 

Kështu, mos u tregoni të padrejta më flokët tuaja...