Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku një fëmijë vetëm 6 vjeç ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të shkollës një mësuese.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 14:00, me atë lokale, ditën e premte në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News, tha shefi i policisë Steve Drew.

Mësuesja, e cila raportohet të jetë rreth 30 vjeçe, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ka mbetur e plagosur rëndë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe konkretisht si fëmija arriti të futej me armë në ambientet e shkollës. Policia tha se e shtëna me armë nuk kishte qenë aksidentale.

Ngjarja ndodhi në ambientet e klasës së parë, ndërsa thuhet se fëmija me mësuesen kishin debatuar më herët. Në shkollë ndodheshin më shumë se 500 nxënës, por fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar.

Burimi: A2Cnn