Justin Bieber preferon të qëndrojë komod...

Ylli i popit është fotografuar gjatë një "date night" me gruan e tij Hailey Bieber në Los Angeles këtë fundjavë, i veshur me një kapelë dhe pantallona shumëngjyrshe nga marka e tij Drew House — së bashku me një batanije gjigante me grep të stiluar si pelerinë.



Dhe rrjeti aq deshi...

"Ai duket si divani i gjyshes sime," shkroi një person.

Ndërsa është e paqartë nëse look-u i Bieber është një gjetje e stilistit apo një dhuratë e punuar me dorë, rrobat e punuar me grep kanë patur një rikthim kohët e fundit, pjesërisht falë trikotazheve nga yjet e Hollywood.


“Kur Justin Bieber e vesh këtë, ajo shfaqet në faqen e GQ në Instagram. Kur e vesh atë, duket si një 'klithmë për ndihmë' dhe një shenjë se unë 'kam hequr dorë nga jeta'”, shkruan në Twitter kryeredaktori i revistës Baltimore, Max Weiss, për zgjedhjen e pazakontë të kanadezit.

Krijuesi i hitit "Peaches" nuk është i pari që kthen batanijen e tij në një pjesë veshjeje; kush mund të harrojë kur A$AP Rocky u shfaq në Met Gala 2021 duke veshur një jorgan shumëngjyrësh ERL, ose kur Billie Eilish dhe Jesse Rutherford ndanë një batanije Gucci-t në "LACMA Art + Film Gala"?

Bieber njihet për stilin e tij të çuditshëm në veshje. Por me siguri e dimë se një gjë nuk do e shohim kurrë duke veshur. H&M...