Prej javësh në media po përflitet se Tuna dhe Patris Berisha janë ndarë sërish.

Dhe kjo është vërtetuar sot nga këngëtarja e cila ka shpërthyer në Instagram ndaj ish-partnerit. Fillimisht, ajo ka publikuar një thënie ku shkruhej: "Është historia jote, ndihu e lirë t'i godasësh me një skenar kur të duash". Këtë e pasoi me një tjetër thënie: "Çdokush mund të ketë një fëmijë dhe ta quaj veten "prind". Një prind i vërtetë është ai që vendos fëmijën sipër nevojave dhe dëshirave egoiste".


Më pas ajo postoi foton e të birit në spital duke shkruar: "Babai i "vdekur" del për ecje ndërkohë që ka fëmijën e shtruar në spital".


Pas disa orësh, Tuna ka publikuar një foto ku shihet Patrisi në spital teksa e ironizon: "Oo përshëndetje babush" shoqëruar me një emoji letre higjenike.


Nga Patrisi nuk ka ende reagime teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes çiftit që ka pasur shpesh ndarje e ribashkime.