Murgesha franceze Motra André, personi më i vjetër i njohur në botë, ndërroi të martën në moshën 118-vjeçare në qytetin jugor të Toulon.

Kryetari i bashkisë së qytetit njoftoi lajmin për vdekjen e saj në Twitter, duke shkruar se “me trishtim dhe emocion të pamasë mësova sonte për ndarjen nga jeta të personit më të vjetër në botë #MotraAndré”.

Zëdhënësi i murgeshës, David Tavella, tha:

“Trishtim i madh, por ajo donte të ndodhte, ishte dëshira e saj të bashkohej me vëllain e saj të dashur. Për të është liri”, tha Tavella.

E lindur si Lucile Randon më 11 shkurt 1904, motra André ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj shërbimit fetar, sipas një deklarate të lëshuar nga Guinness në prill 2022.

Para se të bëhej murgeshë katolike, ajo kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi 28 vjet duke u kujdesur për jetimët dhe të moshuarit në një spital.

Ajo ishte gjithashtu murgesha më e vjetër që ka jetuar ndonjëherë, sipas Guinness.