Vit i ri, look i ri.

Hailey Bieber ka ndarë me ndjekësit prerjen e saj të re bob duke u rikthyer disa vite më pas kur ajo u shfaq në publik me këtë model flokësh.

"Oops," shkroi ajo krah një videoje në TikTok duke zbuluar ndryshimin e saj.


Prerja e flokëve nga modelja bëri që fansat të tregojnë se sa ndikues ishte stili i saj në seksionin e komenteve të postimit të saj. Kështu që mos u habisni kur t'i shihni gocat me flokë të shkurtëra muajt e ardhshëm.


Hailey njihet për vendosjen e tendencave apo në gjuhën e Gen-Z është një "trendsetter".