Pete Davidson, gjatë udhëtimit të tij në Hawaii, me të dashurën e përfolur Chase Sui Wonders, zbuloi përmes një fotoje se tatuazhet e tij dedikuar Kim Kardashian ishin zhdukur.

Ylli i "Meet Cute", 29-vjeç, bëri disa tatuazhe në shenjë dashurie për të parteneren e tij të atëhershme, që i referoheshin Kardashian dhe madje edhe fëmijëve të saj.

Në tetor, Pete u fotografua me një fashë mbi klavikulën e majtë, ku ishte tatuazhi i tij "Vajza ime është avokate", duke shkaktuar spekulime se ai kishte bërë trajtime me lazer për të hequr bojën, dhe fotografitë në Hawaii konfirmojnë heqjen.

Në anën tjetër të klavikulës së tij, dizajni "Jasmine and Aladdin" që ai kishte për të përkujtuar puthjen e tyre të parë është zhdukur gjithashtu.

Ndoshta dedikimi më ekstrem për Kardashian ishte fjala "Kim", të cilën e kishte vënë në gjoks, por që gjithashtu është zhdukur, pavarësisht nga një plagë e zbehtë e dukshme në mes të tatuazhit të qenit të tij.