Pritja e ëmbël mori fund!
Andresa Ambrosio është bërë nënë për herë të parë duke mirëpritur në jetë një djalë.
Lajmin e zbuloi vetë braziliania përmes një postimi në Instagram, ku ndau një foto duke mbajtur dorën e bebit të porsalindur.
Bashkangjitur me të, prezantuesja e "Telebingo" ka vendosur edhe këngën “Mi prenderò cura di te” (Do të kujdesem gjithmonë për ty), si një premtim që i bën bebushit. Sakaq, ajo nuk e ka zbuluar ende emrin e të voglit.
Shumë urime për Andresën!