Një ish-futbollist profesionist shqiptar është kapur duke punuar si kopshtar në një fermë kanabisi në Britaninë e Madhe. Kur policia bastisi shtëpinë në Swansea, ata zbuluan se e gjithë prona ishte dhënë për prodhimin e drogës me të korrat që kujdesej nga shtetasi shqiptar Elsion Koka.
Gjykata bëri me dije se Koka i kishte paguar një bande kriminale një shumë "të konsiderueshme" parash për ta çuar atë në Mbretërinë e Bashkuar- me një pjesë të udhëtimit të kryer në bagazhin e një automjeti.
Avokati i Kokës pretendon se shqiptari shkoi në Britani për të mbledhur fonde për nënën dhe motrën e tij dhe se është penduar për veprimtarinë në të cilën është përfshirë.
Koka është lënë në paraburgim dhe ka deklaruar se pas lirimit dëshiron të rikthehet në Shqipëri.