Po flitet së fundmi për intervistat që dy noterë kanë zhvilluar për Luiz Ejllin, të cilat sipas tyre janë të nxjerra jashtë kontekstit.
Portali i njohur Iconstyle ka ndarë një video të ish-kryetarit të Dhomës së Noterëve Artan Treska, i cili "akuzon" gjithashtu "Top Channel" për prerjen e intervistës dhe nxjerrjen e saj jashtë kontekstit.
"Intervista për Luizin është prerë dhe keqinterpretuar. Presioni për ta marrë atë intervistë ka qenë shumë i madh"- shprehet ndër të tjera Treska në këtë video sqaruese për çdo qytetar, duke nxjerrë edhe njëherë bllof televizionin.
Produksioni nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me këtë situatë.
View this post on Instagram