Tani që doli nga "Big Brother VIP Kosova" Getinjo ka nisur të ndjejë mungesën e Vivien. Çifti ka patur jo pak probleme gjatë izolimit, por largësia duket se i ka bërë të kuptojnë më mirë ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin.

Vivi dhe Geti ishin çifti i parë që u formuan vetëm pak javë pas nisjes së formatit në Kosovë. Por, gjërat mes tyre u shoqëruan me debate të ashpëra e ulje-ngritje. Teksa mbetet për tu parë si do vijojë raporti i tyre më vonë, aktualisht duket se janë në paqe.

Sot reperi ka bërë një gjest shumë romantik dhe domethënës, duke i dërguar një dron brenda shtëpisë të dashurës së tij.

“Të puth Geti shumë”- ishin fjalët e shkruara në dron që e bënë Vivienin të shpërthejë në lot.
Kujtojmë se Getinjo u largua rreth dy javë më parë nga formati, duke vendosur ta ndërpresë vullnetarisht rrugëtimin e tij në reality-show.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)