Britney Spears nuk është në asnjë lloj rreziku, konfirmoi Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura për Page Six të mërkurën pasi fansat e shqetësuar i kërkuan departamentit një kontroll nëse ajo është mirë.
“Kemi marrë telefonata dhe mund të konfirmoj se nuk besojmë se Britney Spears është në ndonjë lloj dëmtimi apo ndonjë lloj rreziku”, tha një zëdhënës i policisë.
Oficeri nuk bëri të ditur se sa telefonata morën dhe tha se nuk do të tregonin nëse kishin kontakte të drejtpërdrejta me Spears, apo se si e kishin mësuar se ajo ishte mirë.
"Është thjesht një çështje e privatësisë për banorët në qarkun tonë," tha oficeri. “Është një çështje besimi publik. Ne thjesht nuk i zbulojmë ato lloj gjërash. Nuk është krim.”
Disa nga fansat e Britney i bënë thirrje policisë, dhe po ashtu përmes videove like në TikTok bënë me dije kërkesat për kontrolle ndaj Britney.
Spears e ka fshirë Instagramin e saj disa herë gjatë viteve të fundit, dhe megjithëse arsyeja e shkëputjes së saj të fundit është e paqartë, sipas "Page Six" asaj thjesht i pëlqen të shkëputet nga mediat sociale herë pas here.